ZYRTARE/ Stefano Sensi kalon te Sampdoria

Stefano Sensi është huazuar te klubi italian i Sampdorias.

Mesfushori italian nuk ka patur shumë sukses tëk zikaltërit e Inter-it pasi ai ka vuajtur shumë dëmtimet të cilat e kanë shoqëruar që nga momenti kur është transferuar te kampionët në fuqi.

Tashmë “Sportmediaset” njofton se Sensi është nisur pak çaste më parë në drejtim të Genoas për të kryer vizitat mjekësore me klubin e tij të ri.

Sensi do të jetë nën urdhërat e Giampaolos deri në fund të sezonit./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.01.2022 15:06