ZYRTARE/ Shqipëria miqësore me Kampionët e Europës në Air Albania Stadium

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore luksi në 16 nëntor ndaj Italisë në Air Albania Stadium. Kjo miqësore ndaj Kampionëve të Europës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.

Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”. Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor.

Kuqezinjtë ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Shtuar 19.09.2022 19:27