ZYRTARE: Shpallet lojtari më i mirë i muajit prill në Premier League

Futbollisti i West Ham United, Jesse Lingard, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit prill në Premier League.

Lingard ka shënuar gjatë muajit prill katër gola dhe gjithashtu ka regjistruar dy asistime për klubin e tij.

West Ham është duke luftuar për të siguruar një vend në garat evropiane, ku për momentin gjendet në pozitën e gjashtë me 58 pikë nëPremier League.

Akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Lingard, pasi ai është i huazuar te ‘Çekanët’ nga Manchester United.


Shtuar 14.05.2021 12:33