Andrea Conti tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Sampdorias.
Vetë klubi e ka zyrtarizuar ish-lojtarin e Milanit si blerjen më të re të skuadrës, ku shkruan se: “Sampdoria njofton se ka blerë përfundimisht kartonin e futbollistit Andrea Conti nga Milani”.
Në të njëjtën koha ka ardhur edhe njoftimi nga skuadra e Milanit, të cilët njoftojnë për largimin e Contit, teksa e falenderojnë për kontributin e dhënë me kuqezinjtë.
“Milani njofton se ka shitur përfundimisht kartonin e lojtarit Andrea Conti te Sampdoria. Klubi dëshiron të falenderojë Andrean për impenjimin dhe profesionalizmin që ka treguar gjithmonë dhe i uron suksese në jetën personale dhe sportive”, thuhet në postimin e Milanit.