Tate Ferdinand, i biri i legjendës së futbollit anglez Rio Ferdinand, ka shënuar një etapë të rëndësishme në rrugëtimin e tij, pasi ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Brighton & Hove Albion.
Të lidhura
None found
Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe i Kombëtares së Anglisë e njoftoi vetë këtë zhvillim nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Krahas mesazhit, ai publikoi edhe fotografi nga ceremonia ku ishte i pranishëm me familjen.
“Moment krenarie për familjen. Djali im, Tate Ferdinand, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Brighton & Hove Albion. Vazhdo të punosh fort”, shkroi Rio Ferdinand.
Në pamjet e shpërndara, Tate shihet duke mbajtur fanellën e Brightonit dhe duke festuar këtë moment të veçantë në praninë e familjarëve dhe miqve.
Për talentin e ri, i cili gjithashtu luan në mbrojtje, kalimi në nivelin profesionist përbën një hap të madh. Tashmë ai do të kërkojë të ecë në gjurmët e të atit.
Rio Ferdinand vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë anglezë të brezit të tij, pas një karriere të suksesshme me Manchester United dhe Anglinë.
Ndërkohë që Brightoni vijon të investojë te lojtarët e rinj, Tate Ferdinand synon të sigurojë një vend në ekipin e parë të klubit gjatë viteve të ardhshme.
