Steven Nzonzi është transferuar tek Al Rayann në Katar.
Futbollisti ka nënshkruarë kontratë dy-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2023 me pagë tre milionë euro në sezon.
Nzonzi nuk bënte pjesë në planet e Jose Mourinhos ndaj ka vendosur të largohet si futbollistë i lirë.
Mesfushori tek Al Rayann do të luajë së bashku me James Rodriguez që kompletoi transferimin e tij para disa ditëve.
Trajner i ekipit nga Katari është Laurent Blanc që dikur drejtonte Kombëtaren e Francës.