Shtohen masat e sigurisë para Qeverisë me rrethoja metalike në pritje të vendimit të Hagës

Më pak se një orë para fillimit të seancës gjyqësore në Hagë, ku do të shpallet vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë qytetarë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës.

Të lidhura

None found

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do ta mësojnë vendimin e trupit gjykues pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur më shumë se pesë vjet.

Në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, organet e sigurisë kanë marrë masa që tubimet e qytetarëve të zhvillohen në mënyrë të rregullt.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka zënë pozicione pranë ndërtesës së Qeverisë, ndërsa para ndërtesës janë vendosur edhe rrethoja metalike.

Ridvan Slivova, fotograf i Telegrafit, ka sjellë pamje nga sheshi “Skënderbeu”, ku dallohen prania e policisë dhe masat e marra para fillimit të seancës në Hagë.

Në pritje të vendimit, shumë qytetarë janë mbledhur në kryeqytet, ndërsa pritet që zhvillimet nga Haga të ndiqen me interes të madh në mbarë Kosovën.


Shtuar 16.09.2026 09:49

sultanbeyli escortparla iptvgalabetwonoddbetnanocasibompusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetjojobetjojobetbahsegeltarafbetjojobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglezbahisbahsegel