Futbollisti serb Luka Jovic e ka hequr Milanin nga profili e tij dhe ka ndryshuar foton në Instagram.
Me sa duket, dhe sipas disa burimeve të mediave italiane, lojtari do të largohet falas nga Milani dhe do të shkojë te Cruz Azul në Meksikë.
Sulmuesi në fjalë nuk konsiderohet më në planet e kuqezinjëve. Me ardhjen e trajnerit të ri Allegri dhe drejtorit sportiv Igli Tare ka filluar edhe operacioni “fshesa” te Milani, aty ku në listë bën pjesë edhe Jovic.
Nëse i referohemi sezonit të fundit, Jovic grumbulloi 17 ndeshje, e përkthyer me vetëm 4 gola.
Ndërsa kartoni i 27-vjeçarit nuk i kalon 2.5 milionë euro. Dëmtimet e shpeshta dhe luhatja e paraqitjeve ka ndikuar që Milani ti jap “dorën” futbollistit serb.