Mitaj drejt largimit nga kampionët e Arabisë? Sfidë e re për mbrojtësin kuqezi

Mario Mitaj, është vazhdimisht në qendër të vëmendjes tek Al Itihad, kur flitet për merkato. Zërat e fundit tregojnë se klubi arab do të përforcohet me mbrojtës në krahun e majtë.

Kjo tregon se për Mitajn do të ketë një sfidë të re brenda skuadrës. Deri tani, bashkë me mbrojtësin shqiptar, si në të majtë qëndron edhe Hasan Kadesh.

Të lidhura

None found

Ky i fundit përfiton nga numri i lojtarëve të huaj që lejohen, për t’u aktivizuar shpesh si titullar.

Vetë Mitaj mund të largohet nga kampionët e Arabisë Saudite. Merkato e verës pritet të sjellë lëvizje, pasi këtë sezon Mitaj humbi vendin e titullarit tek Al Itihad.

Për ta afruar në skuadër, për mbrojtësin e Shqipërisë janë investuar 5 milionë euro. Në rast largimi, shifra e transferimit mund të jetë me shumë gjasa e ngjashme.


Shtuar 17.03.2026 09:31

Tags: