Lënda plasëse në makinën e efektivit të policisë në Lezhë, arrestohet autori (EMRI)

Zbardhet autorësia dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me eksploziv, automjeti i një punonjësi policie.

Pas hekurave ra shtetasi Fatjon Rrika, 32-vjeç, ndërsa nisi procedimi penal për babanë e tij, shtetasin me inicialet N. Rrika.

Të lidhura

None found

Policia thotë se ai u identifikua pas këqyrjes së pamjeve filmike në disa akse dhe u lokalizua e arrestua në fshatin Zhejë të Kurbinit, teksa po lëvizte me të njëjtin çiklomotor me të cilin dyshohet se kreu krimin.

Nën hetim është vënë edhe i ati i tij pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu pa leje.

Policia thekson se po punohet për të identifikuar edhe personin që dyshohet se ka bashkëpunuar autori.

Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Zoomed In”.

Zbardhen autorësia dhe rrethanat e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me eksploziv, automjeti i një punonjësi policie.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i krimit.

I arrestuari, shtetas me precedent në Itali, për vjedhje me armë.

Ai u kap duke lëvizur me ciklomotorin me të cilin kishte shkuar për të kryer shpërthimin.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera me qëllim përcaktimin e autorësisë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 15 mars 2026, në lagjen “Besëlidhja”, ku u shkatërrua me lëndë plasëse, automjeti i punonjësit të Policisë, shtetasit Gj. Gj., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Zoomed In”.

Gjatë operacionit, u identifikua si rezultat i vëzhgimit të hollësishëm të një sërë pamjesh filmike të siguruara në akse të ndryshme, autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. Rr., 32 vjeç.

32-vjeçari u arrestua në fshatin Zhejë, Kurbin, teksa drejtonte të njëjtin ciklomotorin, me të cilin dyshohet se kishte shkuar në vendngjarje, ditën e kryerjes së krimit.

Në vijim të operacionit, nisi procedimi penal për babanë e shtetasit F. Rr., shtetasin N. Rr., 66 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjet një armë gjahu, e cila posedohej pa leje.

Ciklomotori dhe arma e gjahut u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Vijon hetimi në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara penale, një shtetas që dyshohet se ka bashkëpunuar me 32-vjeçarin, për kryerjen e këtij krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar më 17.03.2026 09:44

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş