ZYRTARE/ Mkhitaryan gjen gjuhën e përbashkët me Romën, rinovon kontratën

Roma ka njoftuar se kanë rinovuar kontratën me mesfushorin Henrikh Mkhitaryan.

 

Armeniani pavarësisht që ka pasur probleme në të kaluarën me trajnerin Jose Mourinho, kanë lënë anash gjithçka dhe kanë vendosur të bashkëpunojnë.

Roma përmes një komunikate bëri të ditur se mesfushori ka rinovuar deri më 30 qershor 2022.

“Roma ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Henrikh Mkhitaryan ka rinovuar kontratën me klubin deri më 30 qershor 2022”, shkruhet në komunikatë.

Gjatë edicionit 2020/21, Mkhitaryan ka shënuar 14 gola dhe dhuruar 13 asistime.


Shtuar 1.06.2021 19:42