ZYRTARE/ Milani transferon Giroud, francezi kërkon të thyej mallkimin e numrit “9”

Olivier Giroud është zyrtarisht i Milanit.

Sulmuesi i Francës zbarkoi dje Milano për të kryer vizitat paraprake mjekësore dhe kryer procedurat e nevojshme dhe sot vjen konfirmimi zyrtar.

Milani bën me dije se ka firmosur me sulmuesin ditën e sotme, pa dhënë informacion për jetagjatësinë e kontratës, teksa në medie është folur për 2 sezone me pagë 3.5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, Chelsea do të marrë fillimisht 1 milionë euro në dorë dhe 1 të tjera në varësi të paraqitjeve të sulmuesit.


Shtuar 17.07.2021 15:10