ZYRTARE/ Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli

“Magjistari” gjerman me origjinë turke, Mesut Ozil, ka vendosur të pensionohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare.

“Dua të falenderoj Schalke, Werder, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe të gjithë miqtë në futboll. Ishte një aventurë fantastike”, shkruan Mesut Ozil.

Ozil ka pasur një karrierë fantastike me klube, por edhe me kombëtaren e Gjermanisë.

Mesfushori i talentuar spikati me klubin gjerman të Ëerder Bremen në fillimet e tij, ku në 108 ndeshje ai realizoi 16 gola dhe asistoi 54 herë.

Më pas ndodhi transferimi magjik për të, me Real Madrid që pagoi kartonin e tij. Me “Los Blancos”, Ozil luajti 159 ndeshje, duke shënuar 27 gola dhe duke asistuar 81 herë. Performancë e jashtëzakonshme më pas me klubin anglez të Arsenalit, atje ku luajti 254 ndeshje dhe shifra të larta personale duke ndihmuar klubin e tij. 44 gola dhe 79 asistime për Ozil me fanellën e “topçinjve”.

Ndërsa me kombëtaren e Gjermanisë, ai u aktivizua 92 herë në total dhe shënoi 23 gola dhe asistoi plot 40 herë.

Në sezonin 2014/2015, ai mori çmimin si lojtari më i mirë i vitit në Gjermani. Ozil fitoi edhe Kupën e Botës me Gjermaninë në vitin e tij të artë, në vitin 2014. Me klubin anglez të Arsenalit, mesfushori fitoi 4 herë FA Cup dhe dy herë Superkupën.


Shtuar 22.03.2023 12:48