Mbyllet protesta, qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Pas qëndrimit përpara godinës së Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën e tyre në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

Turma e protestuesve është shpërndarë në drejtim të qendrës së qytetit, për të vijuar më pas në lagje dhe akse të ndryshme.

Të lidhura

None found

Gjatë marshimit nuk kanë munguar thirrjet dhe pankartat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij.

Ashtu si në ditët e mëparshme, edhe sot dëgjohen sloganet që janë kthyer në refren të përditshëm të protestës: “Rama jep dorëheqjen”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëria e re”.

Protesta, e cila nisi si kundërshtim ndaj projekteve të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë qytetare, ku kërkesat kryesore mbeten ndalimi i ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama së bashku me kabinetin qeveritar.

Ndërkohë, protesta ka kapërcyer kufijtë e Tiranës, duke gjetur mbështetje edhe në qytete të tjera të vendit, si dhe mes shqiptarëve të diasporës, të cilët kanë organizuar tubime solidarizuese në vende të ndryshme të Europës.

Dita e djeshme shënoi pjesëmarrjen më të madhe qytetare që nga nisja e protestave. Pas fjalimeve dhe thirrjeve përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë marshuan për disa orë në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën deri afër mesnatës.


Shtuar 11.06.2026 21:03

grandpashabetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetMadridbetMadridbetextrabetbetkare girişgrandpashabetcasibommatbetmatbetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusugrandpashabet kayıp bonusugrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet telegramgrandpashabet girişgrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetGrandpashabetHiltonbetGrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetmarsbahis giriş