Merr fund telenovela Majkëll Ngo. Pas shumë pritjesh sulmuesi anglez është rikthyer përsëri në radhët e Tiranës.
Prej shumë kohësh flitej për një rikthim të Ngos, por tratativa u shty nga vetë sulmuesi për arsye ende të paqarta.
Lajmi e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e bardhebluve në ‘’Facebook’’ duke thënë ndër të tjera se sulmuesi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Pogradec për të nisur fazën stërvitore.
Postimi i Tiranës
Rikthehet Michael Ngoo!
Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.
Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!