ZYRTARE/ Maignan nënshkruan për 5 vite me Milanin

AC Milan ka kompletuar transferimin e portierit Mike Maignan nga Lille.

Maignan ka kompletuar kalimin te “Rossonerët”, ku do nënshkruajë për pesë vitet e ardhshme.

Këtë e konfirmoi Milan përmes një komunikate:

“AC Milan është i lumtur të njoftojë me nënshkrimin e francezit Mike Maignan nga Lille, që do t’i bashkohet klubit nga 1 korrik 2021. Portieri do nënshkruajë kontratë me “Rossonerët” deri më 30 qershor 2026 dhe do mbajë numrin 16 në fanellë”, shkroi klubi në komunikatë.


Shtuar 27.05.2021 15:55

Tags: ,