LIVE/ Nis seanca në Kuvend, Rama prezanton programin qeverisës dhe ministrat

Ka nisur seanca maratonë në Kuvend. Në foltore ndodhet kryeministri Edi Rama, i cili po prezanton programin qeverisës “Rama 3” për katër vitet e ardhshme.

Gjithashtu, do të bëhet edhe prezantimi i kabintetit të ri qeveritar, i përbërë me një shumicë grash.

“Jam këtu sot për të kërkuar votëbesimin e  qeverisë së re për mandatin e 3. Kjo qeveria e re do të hyjë në histori si qeveria më përbërjen më të lartë të grave. Përbërja e qeverisë ka qenë një pasqyrë e rritjes së numrit të grave në këtë kuvend. Kjo është një nga ata gjërat me rëndësi që koha u jep gjithmonë e më shumë rëndësi. Me votëbesimin e kabinetit të ri, Shqipëria rendit në vendin e parë mes vendeve të OKB-së për të klasifikimit për numrin e grave në qeveri. Dua të nënvizojë se pavarësisht përparimit të këtyre viteve në rritjen e përfaqësimit gjinor, beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje duket shumë i lartë. Ka ende shumë forca diskriminues ne dëm të grave dhe vajzave. Nuk është nevoja të shkosh në pika të humbura të vend për të gjetur raste dramatike. Dua të shpresoj dhe uroj që gratë e pranishme në këtë sallë ta ndjejnë më të fortë se kurrë më parë përgjegjësinë për t’u bërë misionere në betejën duke bërë akte konkrete në betejën për fuqizimin e vajzave dhe grave”, tha Rama.

 

Qeveria “Rama 3”

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

4 ministri shteti

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Bora Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

/albeu.com/


Shtuar 16.09.2021 10:18