Zyrtare / Lazio konfirmon dorëheqjen e Sarrit dhe tregon pasardhësin e tij

Klubi italian, Lazio konfirmon se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen dhe ndihmësi i tij Giovanni Martusciello do të mbetet në krye si pasardhësi i tij.

Sarri dha dorëheqjen si trajner i Lazios të martën, pasi pësoi tre humbje radhazi. Ai nuk ishte më në marrëdhënie të mira me presidentin Claudio Lotito dhe lojtarët, kështu që vendosi të largohej pavarësisht se kishte një vit të mbetur në kontratën e tij.

Lazio konfirmoi dorëheqjen e Sarri sot (e mërkurë) në mëngjes, duke njoftuar se ndihmësi i tij Martusciello do të mbetet si trajner i përkohshëm.

“SS Lazio njofton se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë”.

“Në të njëjtën kohë, llubi njofton se ka vendosur t’i besojë drejtimin teknik Giovanni Martusciellos”, thuhet në njoftim.

Bianconcelestët nuk kanë sqaruar nëse ish-trajneri i Empolit, Napolit dhe Juventusit do të qëndrojë në krye deri në fund të sezonit.

Disa trajnerë, si Igor Tudor te Raffaele Palladino dhe ish-sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose, janë lidhur me këtë punë.

Klose dhe Tudor aktualisht janë pa klub, ndërsa Palladino është nën kontratë me skuadrën e Serie A, Monza. /Telegrafi/


Shtuar 13.03.2024 15:56

Tags: ,