Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2022-23.
Sot, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për sezonin e ri të Ligës së Komebeve.
“Dardanët” që janë në grupin C2, do të përballen me Qipron/Estoninë, Greqia dhe Irlanda e Veriut.
Vlen të theksohet se në të kaluarën në Nations League, Kosova fitoi grupin D, por në “Play Off” u mposht nga Maqedonia për të humbur shanset për kualifikimin në Euro2020.