ZYRTARE/ Juventusi rikthen në shtëpi Moise Kean

Moise Kean është rikthyer zyrtarisht te Juventusi.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, klubi nga Torino ishte hedhur në sulm në kërkim të përforcimeve.

Kështu, ‘Bianconerët’ kanë rikthyer në ekip Moise Kean që ishte pjesë e klubit edhe në të kaluarën.

“Zonja e Vjetër” e ka marrë sulmuesin në formë huazimi për dy vite, me obligim blerje për 28 milionë euro.

Përveç Kean, gjiganti italian është duke synuar të sjell në ekip edhe një sulmues tjetër sot në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Juventus ka sjellur në ekip edhe Manuel Locatellin pak javë më parë.


Shtuar 31.08.2021 09:49