ZYRTARE/ Italia konfirmon dëmtimin e Pellegrinit, i kërkon UEFA-s ta zëvendësojë

Lorenzo Pellegrini nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian, “Euro 2020”.

Lorenzo Pellegrini ka pësuar një lëndim në muskuj dhe lëndimi do t’ia pamundësojë pjesëmarrjen në “Euro 2020”.

Lajmin për lëndimin e Pellegrinit e ka konfirmuar Italia përmes llogarisë zyrtare të rrjetit social Twitter.

Italia tani ka bërë kërkesë nga UEFA-ja që t’ia mundësojë zëvendësimin e tij me një lojtar tjetër.

Në vend të Pellegrinit pritet të grumbullohet anëtari i Fiorentinas, Gaetano Castrovilli.

Shtuar 10.06.2021 11:06