Gara në PD, Kadilli: Kryetari i ri qëndron vetëm një mandat, humbësi “shkon në shtëpi”

Teksa na ndajnë dhe vetëm 3 ditë nga gara mes demokratëve për të zgjedhur kreun e Partisë, Kandidati Fatbardh Kadilli ka bërë me dije planin e tij përsa i përket zgjedhjes së kryetarëve.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Kadilli ka propozuar që Kryetari i partisë duhet të zgjidhet vetëm një herë për një mandat 4-vjeçar dhe ai që konkuron dhe nuk zgjidhet, nuk duhet të kandidojë më.

Postimi i plotë:

“PD-ja ime dhe juaja eshte streha e gjithkujt, por nuk mund te jete kurre peng i askujt!
Manifesti im politik i jep fund kryetarit-pronar. Propozimi im është që Kryetari te zgjidhet vetem per nje mandate 4 vjecar dhe vetem me nje mision: Te fitoje zgjedhjet politike, me PD force e pare. Kryetari ose fiton dhe behet Kryeminister, ose shkarkohet dhe shkon ne shtepi. Kryetari qe humb zgjedhjet nuk mund te rikandidoje me.
Ky është manifesti im politik. Unë jam Bardh Kadilli. Në garë për një PD të hapur, të pastër, të bashkuar, fituese.”


Shtuar 10.06.2021 11:44