UEFA ka zgjedhur golin e reprezentuesit çek, Patrick Schick, si më të mirin e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Schik shënoi golin e dytë ndaj Skocisë në fillimin e pjesës së dytë nga gjysma e fushës për t’ia dhuruar pikët e plota Kombëtares së tij.
Ai ishte njëri nga golashënuesit më të mirë të Kampinatit Evropian me pesë gola.
Goli i tij është zgjedhur më i miri nga UEFA.