ZYRTARE/ Francezi Laporte merr nënshtetësinë e Spanjës, mund të luajë në “Euro 2020”

Aymeric Laporte edhe zyrtarisht ka marrë nënshtetësinë e Spanjës dhe mund të luajë për ta në Euro 2021.

“Me propozimin e Ministrit të Drejtësisë në përgjigje të rrethanave të jashtëzakonshme që kanë të bëjnë me Z. Aymeric Jean Louis Gerard Alphonse Laporte, dhe pas diskutimi nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të 11 majit 2021, unë sapo i dhashë shtetësinë spanjolle me letër natyralizimi z. Aymeric Jean Louis Gérard Alphonse Laporte “, shkruan Ministri i Drejtësisë Juan Carlos Campo Moreno.

Luis Enrique pritet të shpallë listën e tij për euro më 21 maj dhe aty mund të jetë i ftuar edhe kampioni i Premierligës, Laporte.

Mbrojtësi kishte luajtur ende pa i bërë 21 vjeç në kombëtaren e Francës, fillimisht më U-17 dhe më pas U18 (9 ndeshje), U19 (12 ndeshje) dhe Espoirs (19 ndeshje).

Euro 2020 do të fillojë më 11 qershor, ndërsa Spanja do të luajë dy ndeshje testuese përpara me Portugalinë dhe Lituaninë.

Shtuar 12.05.2021 11:05