E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të lidhet sërish me Turqinë dhe konkretisht me Besiktasin. Mediat turke raportojnë se klubi i njohur si “Shqiponjat e Stambollit” po shqyrton një variant të ri për të siguruar përfundimisht kartonin e mesfushorit shqiptar.
Situata e 24-vjeçarit ka marrë tjetër drejtim pas emërimit të Vincenzo Italiano në stol. Me teknikun italian, Asllani mund të ketë mundësinë të marrë një tjetër shans.
Të lidhura
None found
Sipas “Orta Çizgi”, gjiganti turk synon të zbusë kërkesat financiare të Interit, skuadër që mban kartonin e lojtarit. Shifra prej 11 milionë konsiderohet e lartë, ndaj bisedimet mes palëve pritet të shtohen për të arritur një marrëveshje në kushte më të favorshme për transferimin e Asllanit.
Gjatë sezonit që sapo u mbyll, mesfushori i Kombëtares u aktivizua në 17 ndeshje, ku regjistroi 2 gola dhe 2 asiste.
