Martkus Turam prej kohësh është një nga objektivat e Interit në merkato, me sulmuesin francez që ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Borusia e Mëshengladbahut.
Duket se klubi gjerman është dorëzuar në tentativat për ta mbajtur 25-vjeçarin, me drejtorin sportiv që e ka pranuar se sulmuesi do të largohet zyrtarisht në verë.
Duket se ky është një lajm i mirë për Interin që mund të nisë negociatat me francezin, por që nuk do të jetë e lehtë, pasi për të kanë shfaqur interes gjithashtu edhe Bajerni i Mynihut, Çelsi dhe Barcelona.