Curtis Jones është bërë zyrtarisht pjesë e Interit, pasi klubi italian ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit nga Liverpooli.
Interi do të paguajë 30 milionë euro për kartonin e futbollistit anglez, ndërsa marrëveshja parashikon edhe 5 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Për më tepër, Liverpooli do të ketë të drejtën e 10 për qind të shumës së një transferimi të ardhshëm të Jones.
Të lidhura
None found
Me këtë lëvizje, Jones bëhet lojtari i tretë i Kombëtares së Anglisë nga Kupa e Botës 2026 që i bashkohet Interit këtë verë, pas John Stones dhe mbrojtësit të Tottenhamit, Djed Spence.
Procesi i negociatave zgjati për disa muaj. Liverpooli kishte këmbëngulur fillimisht për një shumë jo më të ulët se 40 milionë euro, edhe pse kontrata e Jones skadonte në fund të sezonit.
Megjithatë, në përfundim “Të Kuqtë” pranuan propozimin prej 30 milionë eurosh, 5 milionë euro bonuse dhe përqindjen që do të përfitojnë nga një shitje e ardhshme.
Futbollisti 25-vjeçar u nis mbrëmjen e së enjtes nga Liverpooli drejt Italisë. Ditën e sotme ai kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi kontratën me Interin, e cila do ta mbajë në Milano deri në qershor të vitit 2031.
Interi e kishte ndjekur Jones që prej vitit të kaluar dhe tentoi ta afronte edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por oferta e klubit italian u refuzua në atë periudhë nga Liverpooli.
