Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës i ka dërguar një tjetër letër Avni Deharit, kryesuesit të seancës konstituive, me kërkesën që vazhdimi i saj të caktohet për të shtunën, më 22 gusht, në orën 11:00.
Të lidhura
None found
Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të paraparë ka sjellë një gjendje të rëndë, të karakterizuar nga shkelja e Kushtetutës dhe mospërfillja e akteve të Gjykatës Kushtetuese.
Në letër theksohet se gjendja rëndohet edhe më shumë nga moszbatimi i procedurave dhe afateve që përcakton Rregullorja e Kuvendit.
PDK-ja rikujton se jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese kërkon konstituimin e Kuvendit edhe pasi afati kushtetues të jetë tejkaluar, pasi shkelja e këtij afati nuk e anulon detyrimin për përmbylljen e procesit. Dokumenti mban nënshkrimin e sekretares së përgjithshme të partisë dhe deputetes Vlora Çitaku.
