Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj është tranferuar tek skuadra ruse, Nizhny Novgorod.
Balaj u pyet për skuadrën e re, ku cilësoi si skuadër të mirë dhe ishte optimist për transferimin e tij.
“Po di disa gjëra për klubin, kur kuptova se do të luaja Nizhny, unë “kërkova” tërë internetin (buzëqesh me shaka)”m tha ai.
“Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu, është një qytet me të vërtetë i bukur”, shtoi ai.
“Klubi i Nizhny Novgorod është debutues në Premierligën ruse. Unë tashmë kam filluar stërvitjen, duke u njohur me djemtë dhe stafin e klubit dhe së bashku me skuadrën dua që me të vërtetë të jem gati në ndeshjen e hapjes në Sochi dhe të jem në formën më të mirë fizike”, deklaroi Bekim Balaj. /albeu.com/
Вы ждали Балая? Он – с нами! https://t.co/aFeyY4IFnP pic.twitter.com/BSiDVRUhP6
— ФК Нижний Новгород (@fcnn_ru) July 21, 2021