Zyrtare: Bayern Munich “godet” me rinovime, firmos ylli i skuadrës

Joshua Kimmich është zyrtarisht i Bayern Munich deri në vitin 2025. Marrëveshja ishte arritur prej ditësh dhe tashmë ka ardhur edhe njoftimi i klubit gjerman.

Kimmich është pjesë e rëndësishme e Bayern dhe Gjermanisë, ndaj drejtuesit e klubit gjerman e gjetën formulën për ta bindur “xholin” e ekipit për të firmosur.

Lojtari i radhës që pritet të rinovojë është Leon Goretzka. Edhe me të ka një marrëveshje në parim. Momentalisht me Kinglsey Coman kanë ngecur bisedimet, prej kërkesave të larta financiare që francezi ka.


Shtuar 23.08.2021 10:00