Zvicra nis përgatitjet për Europianin, trajneri publikon listën e skuadrës për miqësoret

Zvicra do të përballet me Danimarkën dhe Irlandën në muajin mars, takime këto miqësore. Në prag të këtyre ndeshjeve, trajneri i zviceranëve, Murat Yakin ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar. Mes të grumbulluarve është portieri i Interit, Yan Sommer, ndërsa nuk mungojnë futbollistët shqiptar si Xhaka dhe Shaqiri.

Zvicra kërkon të marrë rezultate pozitive në këto dy ndeshje, për të qenë kështu sa më të përgatitur për Europianin që mbahet në verë. Kjo kombëtare është në grup me Hungarinë, Skocinë dhe Gjermaninë.

Porta: Kobel, Mvogo, Sommer (Inter).

Mbrojtja: Akanji, Comert, Elvedi, Garcia, Mbabu, Omeragic, Rodriguez, Schar, Widmer, Zesiger.

Mesfusha: Aebischer, Freuler (Bologna), Bislmi, Sierro, G.Xhaka, Zakaria.

Sulmi: Amdouni, Kutesa, Ndoye (Bologna), Okafor, Shaqiri, Steffen, Vargas.


Shtuar 14.03.2024 16:34