Zinedin Zidan ka arritur shumë si futbollist dhe si trajner. Në këtë formë, legjenda franceze është një nga ato që nuk ka shumë “pengje” pasi ka “varur këpucët në gozhdë”. Megjithatë, si një pjesë e madhe, edhe ish-mesfushori nuk ka arritur t’i realizojë të gjitha ëndrrat. Një të tillë e ka treguar vetë Zidan, i cili ka theksuar se do të kishte dashur të aktivizohej në rradhët e Marsejës, qytetit të tij të lindjes.
“Unë jam nga Marseja, jam larguar prej andej shumë i vogël dhe nuk jetoj më aty. Por, rikthehem herë pas herë dhe e di që jam marsejez. Do të jetë kështu për të gjithë jetën time. Kur isha i ri, 15, 16 apo 17 vjeç shkoja gjithnjë në stadium për të parë ndeshjet e Marsejës.
Dhe, duke qenë se kisha nisur rrugën e futbollistit, mendoja veten time pse jo një ditë të luaja me Marsejën. Por, nuk ndodhi në asnjë moment për shumë arsye. Do të kishte qenë diçka shumë e fortë për mua nëse do të isha bërë pjesë e Marsejës”, shprehet Zidan.