Zidane lë në pikëpyetje të ardhmen, përcaktuese situata e Varane dhe Ramos

Zinedin Zidane e ka lënë të hapur rrugën që mund të ndjekë jë të ardhmen, teksa pas përfundimit të kampionatit në ditën e djeshme, theksoi se do të takohet me presidentin Florentino Perez. Sipas mediave spanjolle, francezi po kërkon të kuptojë se cila do të jetë strategjia e klubit në merkato.

Zidane kërkon të ketë në skuadër në rast se qëndron mbrojtësit Ramos dhe Varane, të cilët janë në merkato duke qenë se nuk kanë rinovuar me mbretëroret. Nga ana tjetër, edhe futbollistët kanë dëshirë të punojnë me Zidan dhe janë në protje të një vendimi.

Të gjithë këtij fjalëkryqi, është Perez që duhet t’i japë zgjidhje pasi nëse nuk i këmaq paltë atëherë rrezikon t’i humbasë dhe të mendojë për nisjen e njëntjetër cikli me personazhë të ndryshëm. Mbetet për t’u parë, por është e qartë se trajneri kërkon të mbajë lojtarët dhe lojtarët kërkojnë të mbajnë trajnerin e tyre.


Shtuar 23.05.2021 17:01