Zidane ka një arsye të fortë se përse refuzoi PSG

Me përjashtim të një kthese radikale të ngjarjeve, trajneri i ardhshëm i PSG-së nukj do të jetë Zidane.

Në fakt, Nasser Al Khelaifi, presidenti i klubit parisian, është shprehur qartë për këtë.

“Unë e dua Zidane, ai ishte një lojtar fantastik, me klas të jashtëzakonshëm. Ai ishte gjithashtu një menaxher i jashtëzakonshëm, me tre tituj të Champions League. Por unë do t’ku them një gjë, ne nuk kemi folur asnjëherë me të, drejtëpërdrejtë apo tërthorazi.

Shumë klube janë të interesuara për të, edhe disa kombëtare, por ne nuk kemi foplur kurrë me të. Kur them “ne”, kam parasysh PSG-në. Unë jam presidenti dhe nuk kam diskutuar asnjëherë me të”.

Zidane në fakt thuhet se është duke pritur një njoftim nga kombëtarja franceze, pra nga federata.

Ai preferon dhe dëshiron të drejtojë “gjelat”, ajo është dëshira e tij e madhe. Ai mund të presë edhe Kupën e Botës këtë dimër, dhe më pas, do të vendosë për të ardhmen e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.06.2022 08:25