Bujar Pllana nuk do të jetë më pjesë e Lechia Gdnask. Gazetari Tomasz Galinski bën të ditur se mbrojtësi shqiptar dhe klubi polak kanë arritur një marrëveshje për ndërprerjen me mirëkuptim të kontratës, duke i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Të lidhura
None found
Sipas gazetarit, largimi i 24-vjeçarit ishte parashikuar prej kohësh, por vendimi përfundimtar është marrë vetëm së fundmi. Lechia Gdnask pritet tashmë t’i nënshtrohet një revolucioni të plotë.
Faktori vendimtar për zgjedhjen e Pllanës ishte rënia e Lechia Gdnask nga kategoria. Në këtë mënyrë, ai ka ndjekur rrugën e zgjedhur edhe nga një pjesë e bashkëlojtarëve të tij.
