Katër persona ndalohen në Shkup, policia sekuestron kokainë dhe marihuanë

Zyrtarët e Njësitit për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup arrestuan M.D. (42) nga Shkupi më 09.08.2026, rreth orës 01:00, në zonën e Karposhit.

Të lidhura

None found

Gjatë bastisjes së banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi kokainë, marihuanë, një peshore digjitale me mbetje kokaine dhe sende të tjera që dyshohet se burojnë nga vepra penale.

Një ditë më herët, më 08.08.2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Bukureshka” në Karposh të Shkupit, nga liria u privuan D.M. (23), M.Ç. (23) dhe një 16-vjeçare, që të gjithë banues në Shkup.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, te D.M. u zbuluan dhe u konfiskuan kokainë dhe një sasi më e madhe marihuane.

Të ndaluarit u dërguan në stacionin policor. Pasi rastet të dokumentohen plotësisht, kundër tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale me procedurë të shpejtë.


Shtuar 9.08.2026 14:18

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet Giriş