Zhgënjeu në sezonin e tij të parë, Milani duhet të vendosë për të ardhmen e talentit belg

Zhgënjeu në sezonin e tij të parë, Milani duhet të vendosë për të ardhmen e talentit belg

Milani investoi mbi 30 milionë euro në Charles De Ketelaere verën e kaluar, por talenti belg ka zhgënjyer në sezonin e tij debutues, duke vendosur në pikëpyetje vendin e tij në skuadër.

22-vjeçari nuk është dukur i njëjti lojtar që shkëlqeu me Club Brugge sezonin e kaluar, teksa tashmë numëron një asist në 1441 minuta lojë në 38 paraqitje. Ai ka luajtur titullar në vetëm nëntë ndeshje në Serie A dhe është lënë në stol për pesë ndeshjet e fundit radhazi në Champions League.

Paolo Maldini diskutoi për De Ketelaere pas eliminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve, duke theksuar se futbollisti ishte opsioni më i mirë pas dështimit për Dybalan. Kuqezinjtë do të bëjnë disa ndryshime në verë, me merkaton në hyrje dhe në dalje që pritet të jetë “zjarr”.


Shtuar 18.05.2023 18:05