Zhbllokohet rezultati në Metropolitano, Atletico në avantazh (VIDEO)

Është zhbllokuar super ndeshja e javës në La Liga mes Atletico Madridit dhe Barcelonës. Vendasit kanë arritur të kalojnë në avantazh në minutën e 23 të takimit.

Golin për “Colchoneros” e ka shënuar francezi Lemar, pas një depërtimi të shpejtë në zonë edhe një goditje të fortë që e bëri të pamundur devijimin nga Ter Stegen edhe pse goditja ishte nga krahu i tij. /albeu.com


Shtuar 2.10.2021 21:28