Zhang i thotë “JO” sheikëve të Newcastle

Me blerjen e Newcastle United, të shumta ishin mediat që folin për Interin si objektivimin e radhës në listën e blerjece të Mohamed bil Selman, pricit të kurorës së Arabisë Saudite.

Merëpo, presidenti i skuadrës “zikaltër”, Steven Zhang, ka mohuar se do ta shesë klubin: “Shumë thashethemi kanë rrethuar klubin dhe angaazhimin e pronësisë ndaj Interit. Ato janë gënjeshtra dhe spekulime. E ritheksoj se pronësia, mbështetja dhe angazhimi i projektit jaë afatgjata. Vizioni ynë për të ardhmen është i qartë dhe i përcaktuar.”

Së bashku me Zhang, Beppe Marotta, CEO i skuadrës milaneze, foli për planin e qëndrueshmërisë të realiziar nga kampionët aktualë të Serie A gjatë merkatos së kaluar të verës, gjatë të cilit larguan Lukakun dhe Hakimin.

“Këtë vit ne i kemi vendosur vetes synimin për të kombinuar një politikë të reduktimit të kostos me ruajtjen e konkurrencës sportive. Ne e dimë se sa e vështirë do të jetë të përsëritet, por vullneti ynë është të mbrojmë me krenari Scudetton nga fanellat tona,” shpjegoi Marotta./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 13:51