Zgjodhi ndryshe nga shoku i tij, Tchouameni: Mbappe e kuptoi që opsioni im i parë ishte Madridi

Real Madridi prezantoi ditën e sotme blerjen më të re, Aurelian Tchouameni.

Mesfushori francez u ble nga klubi i Monacos për shifrën e 80 milion eurove plus 20 bones në varësi të sukeseve që ai do të ketë në klubin e bardhë.

“Galaktikët” kishin konkurentë në këtë garë edhe klubin e PSG, por ndryshe nga Mbappe, mesfushori ishte i vendosur për të kaluar te Reali edhe pse këto të fundit ofruan më pak para.

Gjatë konferencës së tij për shtyp, Tchouameni u shpreh se Mbappe i kishte kërkuar që ai t’i bashkohej te Parisi, por përgjigja e tij kishte qenë e prerë.

A është e vërtetë që Mbappe ju bëri presion për të shkuar te PSG?

“Kylian vendosi të qëndrojë në Paris, duke e ditur se me siguri do të largohesha nga Monaco, ai donte të dinte se nuk mund të shkoja te PSG. Por i thashë se opsioni im i parë është Real Madridi dhe ai e kuptoi shumë mirë këtë.

Shkoj te skuadra më e mirë në botë dhe nuk kam frikë nga konkurrenca. Duhet të tregoj cilësitë e mia dhe mezi po pres”,  u shpreh francezi./albeu.com


Shtuar 14.06.2022 16:42