Zgjidhja e sulmit dhe jo vetëm për Juventusin mund të vijë nga Parisi

Juventusi është zhytur në një krizë loje dhe rezultatesh. Allegri nuk e përfundon ridrejtimin e skuadrës torineze, e cila sezonin e kaluar arriti  në Champions League në ditën e fundit të Serie A.

Këtë sezon ai është i pesti i klasifikimit, 11 pikë prapa liderit dhe shtatë nga Champions League. Për këtë arsye, drejtuesit e Juventusit po kërkojnë përforcime në merkaton e dimrit dhe zgjidhja mund të vijë nga Parisi.

“Zonja e  Vjetër” ka vënë re disa lojtarë të PSG-së që nuk janë pjesë e planeve të Pochettino, sipas shtypit italian. I pari është padyshim Icardi.

Sulmuesi argjentinas, i cili do të ishte i lumtur të rikthehej në Itali, tashmë është testuar nga Juventus në të kaluarën. Objektivi tjetër i Juventusit është ai i Paredes. Mbrojtësi i majtë Kurzawa dhe qendërmbrojtësi Kehrer. /albeu.com


Shtuar 6.12.2021 10:33