Categories: sport

Zgjedhjet në shoqatën e Fierit krijojnë polemika, në krye vendoset Iljaz Haxhiaj

Iljaz Haxhiaj është zgjedhur kreu i SHRFF.

Edhe pse anëtarët e kësaj shoqate i kërkuan FSHF-së transparencë për listën e delegatëve, procesi ka vazhduar normalisht dhe në total kanë votuar 23 persona.

Të lidhura

None found

Paraditen e sotme 7 anëtarë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier i bënë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit, në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate. Shoqata Rajonale e Futbollit në Fier kërkon revokimin e çdo veprimi të FSHF, të cilat sipas tyre dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor, besimin në komunitetin sportiv. Sipas tyre veprimet e deritanishme të FSHF të pavlefshme pasi është shtuar ose reduktuar para procesit zgjedhor numri i delegatëve.

Shoqata Rajonale e Futbollit të Fierit i cilëson të manipuluara zgjedhjet që po bëhen për Federatën Shqiptare të Futbollit. Përmes një deklarate publike, drejtuesit e futbollit në rajonin e Fierit dalin në mbështetje të kërkesave të Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar institucionit më të lartë të futbollit shqiptar që të bëjnë transparencë në lidhje me vendimmarrjen dhe veprimet e saj procedurale që kanë të bëjnë me organizimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF.

“Duke vlerësuar qëndrimin e deritanishëm që Bashkia e Tiranës dhe anëtarë të tjerë të SHRFT-së, kanë mbajtur në mbrojtje të integritetit të një procesi të rregullt zgjedhor, duke na përfaqësuar në interesat dhe shqetësimet tona të ligjshme për zhvillimin deri më tani nga FSHF të një procesi zgjedhor, jo transparent dhe jo statutor;

Të vendosur për të restauruar besimin e komunitetit sportiv dhe qytetarëve shqiptar në integritetin që Federata Shqiptare e Futbollit dhe sporti i futbollit në bashkitë tona dhe Shqipëri meriton që të kenë;

Deklarojmë:  Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier, për caktimin e delegatëve në punimet e Asambleve të Përgjithshme të SHRFF qe mbahen ne date 27.01.2022; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht”, thuhet në deklaratën publike të Shoqatës Rajonale të Futbollit Fier drejtuar. “/ h.ll/albeu.com

të fundit

11-vjeçari i Ajaxit jongloi 3,085 herë dhe siguroi duartrokitjet e tifozëve

Një moment i veçantë ka shoqëruar ndeshjen mes Ajaxit dhe Sionit në kuadër të Ligës së Konferencës, ku një 11-vjeçar…

4 minutes ago

LVV: Abdixhiku duhet të garantojë zbatimin e marrëveshjes për presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se në rast të dakordimit për kandidatin për president, kryetari i Lidhjes…

5 minutes ago

Binaku: Çështja e Fatmir Shehollit do të hapë një kapitull të ri për zbulimin e “tradhtarëve

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, profesori Bajram Binaku, ka reaguar lidhur me të ashtuquajturën “Lëvizja e Deçanit”,…

5 minutes ago

Roman i NASA-s ngrihet drejt hapësirës për të zbuluar materien e errët, planetët endacakë dhe botët e panjohura

Një observator gjigant hapësinor, të cilin shkencëtarët e kanë cilësuar si një “makinë zbulimi”, ka nisur udhëtimin drejt kozmosit. [...]Read…

10 minutes ago

Has Trump Exposed Iran’s Weakness? The Conflict Enters a Decisive Phase as the Hormuz Leverage Fades

Një bindje po përhapet gjithnjë e më shumë në lidhje me luftën mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit: Irani fitoi.…

24 minutes ago

New school year/ “After School” program to launch free of charge in September at 408 schools across Albania

Sipas Udhëzimit nga Ministria e Arsimit, 408 është numri i shkollave që përfitojnë nga programi pas shkolle. Viti shkollor 2026-2027…

24 minutes ago