Categories: kosovë

Binaku: Çështja e Fatmir Shehollit do të hapë një kapitull të ri për zbulimin e “tradhtarëve

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, profesori Bajram Binaku, ka reaguar për të ashtuquajturën “Lëvizja e Deçanit”, duke pretenduar se në zhvillimet shoqërore dhe politike të Kosovës pas luftës kanë ndikuar faktorë të jashtëm dhe grupe fetare.

Të lidhura

None found

Sipas tij, përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe shpallja e pavarësisë në vitin 2008 nuk shënuan mbylljen e përplasjeve, pasi më pas, siç shkruan Binaku, nisi një “luftë hibride”.

Binaku ka folur gjithashtu për krijimin e disa subjekteve politike me orientim fetar, të cilat, sipas pretendimeve të tij, në programet e tyre parashikonin përfshirjen e mësimit fetar në shkolla dhe fakultete.

Shkrimin e tij, ai e ka titulluar “Përse luftohet Lëvizja e Deçanit?”.

Binaku shkruan se lufta për çlirimin e Kosovës përfundoi në vitin 1999, ndërsa pavarësia u shpall në vitin 2008. Megjithatë, sipas tij, në periudhën e lirisë nisi një luftë hibride, e cila, nën justifikimin e lirisë së shprehjes dhe pluralizmit politik, u shfrytëzua nga elementë të brendshëm dhe të jashtëm për krijimin e partive e organizatave fundamentaliste.

Ai pretendon se agjentura serbe, ruse, arabe dhe turke investuan fillimisht “nën plaf”, duke u angazhuar në edukimin e të rinjve në kompjuterikë dhe humanizëm, për t’i orientuar më pas drejt namazit dhe edukimit fetar. Sipas tij, kjo ndodhi gjatë 3-4 viteve pas çlirimit.

Partitë me bazë fetare, vijon Binaku, u krijuan kur vlerësuan se kushtet politike ishin të përshtatshme për veprim. Ai përmend PD-në, Fjalën dhe disa subjekte të tjera, duke thënë se në programet e tyre zyrtare flitej për moralin, kujdesin ndaj prindërve dhe barazinë, ndërsa synimi thelbësor, sipas tij, ishte futja e mësimit fetar në shkolla dhe fakultete.

Profesori pretendon se hoxhollarët, duke shfrytëzuar ndikimin mbi masat dhe momentin e favorshëm politik, nxitnin përmes ligjëratave urrejtje ndaj botës së krishterë, e cila, sipas tij, kishte luftuar edhe më shumë se shqiptarët për t’u shkëputur nga Serbia.

Po në shkrim, Binaku akuzon hoxhollarët se paguheshin duke “shitur shpirtin” te okupatori serb dhe bota lindore arabo-turke. Si shembull, ai përmend dënimin e Hysri Selimit me 6 vite burgim, duke e cilësuar si një nga rastet e zbuluara nga AKI.

Ai i referohet edhe një projekti të quajtur “Top sekret”, për të cilin thotë se ishte hartuar në Beograd me synimin që, pas 20 vjetësh, Kosova të dukej si Kandahari.

Sipas Binakut, përmes hoxhollarëve u ndërtuan qindra xhami në skaje të rrugëve dhe u hapën shkolla fetare apo mejtepe në disa prej tyre. Ai pretendon se krahas kësaj kërkohej vendosja e hixhabit për gratë, sheriati si kushtetutë, urrejtja ndaj botës së krishterë dhe mbështetja e terrorizmit ndërkombëtar.

Duke e konsideruar këtë një rrezik, edhe pse me vonesë, u organizua tubimi në Deçan, ku u vendos largimi vullnetar nga besimi islam, shkruan Binaku. Sipas tij, pjesëmarrësit kërkuan vetëm shprehjen e vullnetit të lirë për t’u larguar nga Islami, për shkak të veprimit të tij antikombëtar.

Binaku e përshkruan Lëvizjen e Deçanit si shkëndijën e parë antifetare kundër një programi antikombëtar, për të cilin pretendon se ishte pjesë e strategjisë së hoxhollarëve.

Ai thotë se më pas, si pasojë e kësaj lëvizjeje, u krijuan Lëvizja për Rikthim, Shqiptaria dhe Lëvizja për Rikthim në Katolicizëm. Sipas tij, këto iniciativa nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, pasi bashkohen në synimin për mbrojtjen e kombit nga elementët “tradhtarë”, të shiturit dhe agjenturat e huaja.

Në përfundim, Binaku shkruan se hoxhollarët besojnë se e kanë gjetur “gjarpërin” te Lëvizja e Deçanit dhe se duhet “t’i mëshojnë kokës”. Ai shton se ata nuk gëzojnë më besimin e njerëzve.

Duke iu referuar protestave në Vushtrri kundër kishës në Zogaj, ku protestuesit mbanin flamuj kombëtarë dhe të Kosovës, Binaku shprehet se këto përpjekje janë të kota dhe pretendon se Kosova po i largon të gjithë armiqtë dhe tradhtarët e saj. Sipas tij, rasti i Fatmir Shehollit do të përbëjë një kapitull të ri në zbulimin e fytyrave të tradhtarëve, ndërsa shton se “burgu i pret dyer hapur”.

të fundit

Kosova kërkon zgjerimin e partneritetit me vendet e Paqësorit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, po…

1 minute ago

Jam këshilltare e Ramës/ Skema, si 45-vjeçarja mashtronte familjet e prekura nga tërmeti

Pak ditë më parë, Policia e Tiranës, arrestoi 45-vjeçaren Ina Cakaj, e dyshuar se u merrte shuma të konsiderueshme parash…

2 minutes ago

Autobusi dykatësh i linjës 25 përfshihet nga zjarri në Vodno, raportohet për të lënduar

Një autobus dykatësh i NTP “Shkupi” është përfshirë nga zjarri në Vodno. Bëhet fjalë për autobusin e linjës 25, e…

4 minutes ago

11-vjeçari i Ajaxit jongloi 3,085 herë dhe siguroi duartrokitjet e tifozëve

Një moment i veçantë ka shoqëruar ndeshjen mes Ajaxit dhe Sionit në kuadër të Ligës së Konferencës, ku një 11-vjeçar…

10 minutes ago

LVV: Abdixhiku duhet të garantojë zbatimin e marrëveshjes për presidentin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se në rast të dakordimit për kandidatin për president, kryetari i Lidhjes…

11 minutes ago

Roman i NASA-s ngrihet drejt hapësirës për të zbuluar materien e errët, planetët endacakë dhe botët e panjohura

Një observator gjigant hapësinor, të cilin shkencëtarët e kanë cilësuar si një “makinë zbulimi”, ka nisur udhëtimin drejt kozmosit. [...]Read…

16 minutes ago