Dështon Asambleja e shoqatës Rajonale të Futbollit në Gjirokastër.
Shkak për një situatë të tillë është bërë mos hapja e ambienteve të stadiumit “Gjirokastra” nga ana e Bashkisë Gjirokastër që zoterën këto ambiente.
None found
Sipas anetarit të Komitetit Ekzekutiv te FSHF Arben Dervishaj, ky është një rast i paprecedentë, pasi paraprakisht Bashkia Gjirokastër ka rënë dakord për zhvillimin e kësaj asambleje në ambientet e stadiumit.
Dervishaj ka theksuar se në bazë të statutit mbledhja do të zhvillohet brenda 24 orësh tashmë në një ambient tjetër.
Sipas tij Shoqata e Gjirokastrës nuk do të ketë zgjedhje por vetem miratim të buxhetit që do te përkthehej në investime për zhvillimin e futbollit në rajonin jugor
Zgjedhjet e shoqatave rajonale janë kthyer tashmë në një luftë të hapur ku nderhyrjet dhe ndryshimet e rregullave po perdoren si armë mes paleve qe luftojne per kreun e FSHF.
Ndërkohë, ka reaguar dhe Bashkia e Gjirokastrës e cila bën me dije se nuk ka një marrëveshje me shkresë zyrtare. /albeu.com/
Një 31-vjeçare britanike ka humbur jetën pasi u godit me thikë në një stacion treni në Gjermani. [...]Read More...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhitom të Poliçanit, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve për…
Një operacion i gjerë shpëtimi është duke u zhvilluar në Mesdhe, pasi një anije pasagjerësh që po udhëtonte nga Qiproja…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, po…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se në rast të dakordimit për kandidatin për president, kryetari i Lidhjes…
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, profesori Bajram Binaku, ka reaguar lidhur me të ashtuquajturën “Lëvizja e Deçanit”,…