Në deklaratat e tij të ashpra u shpreh sulmuesi veteran i Manchester United, Teddy Serigham, i cili e cilësoi absurde përzgjedhjen e Rangnikut dhe theksoi se ky sezon tashmë është i humbur për “djajtë e kuq”.
“Në thelb, problemi për Manchester United ishte punësimi i Ralph Rangnick, një tjetër trajner në detyrë. Më duket një zgjedhje krejtësisht absurde. United kishte një menaxher kujdestar, Michael Carrick, i cili u shkarkua për të sjellë një tjetër kujdestar. E gjithë kjo sjell një ndjenjë pasigurie te lojtarët, të cilët duhet të performojnë vazhdimisht në nivelin më të lartë ”, tha sulmuesi legjendar 55-vjeçar, i cili më tej tha:
“Me një atmosferë të tillë në dhomat e zhveshjes do të humbasë edhe një sezon. Mjafton një ndryshim i thjeshtë sistemi apo një opsion për të lënë jashtë disa lojtarë për shkak të rotacionit, për të pasur një ekip të pakënaqur. Nëse Rangnik largohet në fund të sezonit dhe vjen dikush si Pochettino, ju ndryshoni tërësisht filozofinë e ekipit. Kështu, sezoni i ardhshëm do të humbasë, me trajnerin e ri që do të sjellë ndryshime të mëdha”.
“United ka qenë në një situatë të çuditshme për një kohë të gjatë, prandaj ka pasiguri dhe ulje-ngritje të mëdha në paraqitjen e ekipit. “Për momentin, duket sikur administrata nuk ka në mendje një plan specifik për të ardhmen”, tha Teddy Serigham. /albeu.com/