Ibra ka nënshkruar kontratë 6 mujore me pagë minimale me Milanin, në mënyrë që t’i mbulojë gjashtë muajt e ardhshëm teksa po shërohet nga ndërhyrja kirurgjike në gju.
Qendërsulmuesi, i cili do t’i mbushë 41 vjet në muajin tetor, i është nënshtruar operacionit që do ta mbajë jashtë aksionit për gjashtë apo shtatë muaj.
Sipas La Repubblica, sulmuesi veteran tashmë ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore, nga e cila do të përfitojë 100.000 euro.
Po ashtu, ai mund të kalojë kohë në zhveshtore dhe të qëndrojë pranë fushës kur bashkëojtarët e tij do t’i zhvillojnë ndeshjet në sezonin 2022/2023.
Nëse rikuperohet dhe vendos ta vazhdojë karrierën, në janar mund të nënshkruajë kontratë të re.