Scaroni: Donnarumma i ka dhënë shumë Milanit, Ibra mund të bëhet drejtor sportiv

“Shpresoj  të rifillojë shpejt projekti i stadiumit. Scudetto? Shpresojmë, por qëllimi është Champions”,  këto janë fjalët e presidentit të Milanit, marë nga Corriere dello Sport.

MILAN- “Scudetto? Ju duhet të ndiqni ëndrrat tuaja dhe unë kam Parë me kënaqësi që trajneri dhe lojtarët kanë ambicie të mëdha. Por unë jam një njeri biznesi dhe në buxhetin e këtij viti kemi shkruar kualifikimin për Ligën e Kampionëve. Nën drejtimin e sigurt të Piolit, Milani po përparon çdo ditë. Ajo që më pëlqen më shumë tek ai është se ai kurrë nuk ankohet, ai gjithmonë gjen zgjidhjen e duhur për t’u përballur me lojën. Ai është një person me cilësi.

Të lidhura

None found

Scaroni: I uroj Donnarumma çdo të mirë

“Donnarumma është një portier i madh. Ai dha një kontribut të madh për Milanin, I uroj atij më të mirën dhe nuk kam asnjë hidhërim ndaj tij dhe shpresoj që gjithashtu publiku i San Siro ta mirëpresë atë me simpati”.

Scaroni për projektin e stadiumit:

“Pa stadiume, Serie A është e destinuar të zbres më poshtë sesa të ngjitet lart. Renovimi i San Siro? Duke pasur parasysh që projekti që prezantuam përfshin ndërtimin e një stadiumi të ri është në rregull.

Scaroni: Maldini është një menaxher i madh. Ibra?..

“Maldini? Sot ai është shumë më shumë menaxher sesa një ose dy vjet më parë, ai ka hyrë në rrugën e thellimit dhe pjekurisë dhe sot ai është bërë një menaxher shumë më i mirë sesa ishte në fillim, por rruga e tij vazhdon”. Dhe sapo të largohet, Ibrahimovic gjithashtu ka ambicie si drejtor sportiv: Në dëshiron, ai do të ketë të gjitha mjetet për ta bërë këtë”.

Scaroni për Superligën dhe Kampionatin Botëror çdo dy vjet:

“Unë e konsideroj projektin e Superligës të vjetëruar, Milan e deklaroi atë, por problemet që çuan në mendimin e Superligës mbeten. Duhet të gjendet një zgjidhje, shpresoj në marrëveshje me UEFA-n, sepse nuk mund të kesh klube të mëdha evropiane që ata humbasin sistematikisht”. Dhe mbi hipotezën e Kupës së Botës çdo dy vjet, Scaroni nënvizon se ekziston rreziku “të përfundosh duke luajtur shumë lojëra që nuk mirëpresin publikun e nevojshëm për financimin e klubeve. Mund të jetë më i strukturuar dhe i rregullt”.  Përktheu GD /albeu.com/


Shtuar më 6.10.2021 15:32

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobet