Pas largimit të Zidan, Florentino Perez u përpoq të sillte në Madrid teknikun italian Antonio Konte, i cili ndërpreu marrëdhëniet me kampionët e Interit në fund të sezonit. Presidenti spanjoll gjatë negociatave me teknikun italian, pati kundër 10 lojtarë të Realit të cilët refuzuan të punonin nën urdhrat e Antonio Kontes.
Sipas mediave spanjolle, 10 lojtarë e Realit kanë kontaktuar presidentin e klubi për ta paralajmëruar këtë të fundit se nëse arrihet marrëveshja me ishin e Interit, ata do të bëjnë gati valixhet për tu larguar nga Madridi.
Të lidhura
None found
Sigurisht ky ultimatum, bëri që presidneti Perez të sillte në Madrid një tjetër italian, Karlo Ançelotin, i cili pëlqehej shumë nga lojtarët dhe kishte reputacion në dhomat e zhveshjes.
Në fakt, Serxho i dërgoi një paralajmërim klubit, kur emri i italianit u përfol për të zëvendësuar teknikun Julen Lopetegui në fund të vitit 2018.
“Konte? Respekti fitohet, nuk imponohet, menaxhimi i dhomave të zhveshjeve është më i rëndësishëm sesa njohja e një trajneri” , tha kapiteni i Madridit.
