“Mos je me Zidane në zyrë”, Tuchel bën batuta me gazetarin para sfidës ndaj Realit

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel, ka mbajtur konferencë për media para gjysmëfinales me Real Madridin në Champions League.

Ai ka konfirmuar se të gjithë futbollistë do të jenë në dispozicion përpos mesfushorit Mateo Kovacic.

Gjatë konferencës ndodhi një moment komik.

Deri sa një gazetare po bënte pyetje përmes platformës ‘Zoom’, duke kërkuar informacione të detajuara nga Tuchel rreth formacionit, gjermani iu përgjigj “Mos je me Zidanen në zyrë? Jo më vjen keq por nuk mund të ndihmojë në këtë pyetje”.

Ndeshja Chelsea – Real Madrid zhvillohet të mërkurën në orën 21:00.

 


Shtuar 4.05.2021 17:14