Zbulohet përgjigja e Greenwood ndaj ofendimit të Jude Bellingham

Gazetarët në Spanjë kanë detajuar përgjigjen e Mason Greenwood ndaj komentit të supozuar fyes të Jude Bellingham.

Getafe e Greenwood u përball të enjten me Real Madridin e Bellingham në një ndeshje në La Liga, ku fitore shënuar Los Blancos me reuzltat 2-0.

Por, Getafe – Real u ‘dëmtua’ nga një incident i dukshëm që përfshin dy lojtarët anglezë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Bellingham u përball me Greenwood dhe më pas u raportua dhe doli një video që ylli i Realit e quajti përdhunues sulmuesin.

Megjithatë, pretendohet se Getafe dhe Greenwood nuk duan të nxisin polemika mbi fyerjen e supozuar.

Gazetari Guillermo Rai ka thënë se mesazhi nga brenda Getafes është ‘çfarë ndodh në fushë mbetet në fushë’.

Jose Felix Diaz shton gjithashtu se i huazuari nga Manchester United nuk dëshiron të krijojë ndonjë ‘bujë’ në lidhje me atë që Bellingham ka thënë në fushë.

Pavarësisht qëndrimit të Getafes, La Liga ka konfirmuar se kanë marrë një ankesë nga klubi.

“Getafe dje ia transferoi ankesën drejtorit të ndeshjeve të La Ligës dhe La Liga, siç bën gjithmonë në këto raste, ka kërkuar një raport eksperti për lexim të buzëve për të hetuar çështjen dhe për të vepruar në bazë të asaj që mund të vërtetohet. pa dyshim (nga lexuesi i buzëve)”, thuhej në deklaratë.

Përplasja midis Greenwood dhe Bellingham ishte takimi i tyre i parë që nga transferimet e tyre përkatëse në Spanjë verën e kaluar.

Greenwood iu bashkua Gefates si huazim nga United ndërsa Bellingham u transferua te Reali nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi 22-vjeçar ka luajtur 18 ndeshje në ligë këtë sezon, duke shënuar katër gola, ndërsa mesfushori 20-vjeçar po shijon një sezon të vrullshëm, pasi ka shënuar 14 gola në ligë në 19 ndeshje. /Telegrafi/